Fordi do të prodhojë veturat elektrike në platformën e Volkswagenit

7

Fordi ka konfirmuar se do të “dizajnojë dhe prodhojë së paku një model krejtësisht elektrik në Evropë”, duke përdorur platformën modulare elektrike ‘MEB’ të Volkswagenit.

Duke filluar nga viti 2023, Fordi do të bëhet prodhuesi i parë jashtë grupit të Volkswagenit që do të përdorë platformën MEB, për të ofruar vetura elektrike në masë të lartë në Evropë, ku pritet që të ofrohen mbi 600 mijë ekzemplarë për konsumatorët evropian në 6 vitet e ardhshme, transmeton kohaNet.

Volkswagen Group ka investuar rreth 7 miliardë dollarë në platformën MEB që nga 2016-ta dhe planifikon që të prodhojë mbi 15 milionë vetura gjatë dekadës së ardhshme.

Comments are closed.