Prodhuesi amerikan Ford, njoftoi sot tërheqjen e rreth 1.3 milion automjeteve, ku shumica janë në Amerikën e Veriut. “Ford” tërhoqi rreth 1.2 milion modele “Explorer” të prodhuara mes vitit 22010 dhe 2017, për probleme me amortizatorët e pasmë. Kompania kë thërritur gjithashtu rreth 123 kamionë “F-150”, për shkak të një problemi tek marshi. Ka pasur gjithashtu një thërritje edhe për disa qindra modele “Ford Econoline” për shkak të një defekti në motor.