“Ford” shpik bulonat anti grabitje

Mbërrin zgjidhja kundër vjedhjes së disqeve të automjeteve dhe kjo i takon kompanisë ”Ford”. Inxhinierët e kompanisë kanë zhvilluar disa bulona revolucionarë anti vjedhje, nëpërmjet teknologjisë 3D.

Së bashku një nga furnizuesit kryesorë EOS me cilësi të lartë, ”Ford” ka krijuar bulona anti vjedhje, strukturat e brendshme të së cilës merren përmes teknologjisë 3D, nga vala e zërit të pronarit të automjetit. Në fakt, ashtu si skanimi i gishtave tek celularët, edhe zëri i një personi mund të përdoret si një mjet i identifikimit biometrik.

Inxhinierët regjistruan zërin e shoferit për të paktën një sekondë, ndërsa ai lë mesazhin zanor në mënyrë që më pas softueri ta njohë atë dhe të zhbllokojë rrotat për të vazhduar rrugëtimin