Ford është rikthyer në tregun e makinave fuqishëm. Kjo kompani ka prodhuar një makinë legjendare, një superveturë GT, shkruan Business Insider. Kjo supermakinë kushton 400,000 euro dhe ne ju sjellim disa nga karakteristikat e saj. Ford GT posedon 600 kuaj-fuqi, 350 kilometra në orë, 5 mënyra të ndryshme të lëvizjes, motor V6 turbo.