Ford është duke përgatitur një version të ri të modelit Puma crossover, i cili tashmë është spiunuar gjatë testimit në pistën e famshme në Nurburgting të Gjermanisë.
Ford Puma ST është pothuajse kompletë i kamufluar por prapë mund të vërehet se është më i ulët e më i gjatë se modeli standard.
Puma ST sportiv ka të njëjtën platformë sikurse Fiesta ST, e për këtë pritet që të ketë edhe motorin e njëjtë, 1.5 litërsh turbocharged me tre cilindra me benzinë, i cili prodhon 197 kaujfuqi. Për shkak të peshës më të lehtë, Puma ST pritet që shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij më shpejt se 6.5 sekodat që Fistas i duhen të arrij atë.
Më shumë detaje rreth Puma ST ende nuk janë zbuluar ndërsa pritet të lansohet në fund të vitit të ardhshëm.