Gjigandi i veturave Ford, ka bërë të ditur se ka investuar 1 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme në kompaninë e Inteligjencës Artificiale Argo. Firmat do të bashkëpunojnë në krijimin e një sistemi të shoferit virtual për veturat që drejtohen pa një shofer në timon. Ford ka për qëllim që makinën autonome ta lansojë në vitin 2021. Investimi në këtë projekt, e bën Ford-in aksionarin kryesor. Për momentin Ford ka dy makina të licensuara që lëvizin pa shofer, mirëpo në një testim në vitin 2016-të ato kishin arritur të ecnin vetëm 590 milje.