Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë parë duke kaluar më shumë kohë së bashku.
Një javë pasi ish-çifti është fotografuar në shtëpinë e Jennifer Lopezit në Los Angeles, ajo bashkë me Affleck janë parë në Montana. Burimet thonë se ata janë fotografuar duke vozitur veturën së bashku afër një resorti ku edhe ndodhet shtëpia e Ben Affleckut.
“Jennifer ka kaluar dista ditë me Benin jashtë qytetit. Ata kanë një lidhje të fortë. Ka qenë javë në tension por Jennifer është e lumtur”, ka thënë burimi.
Lopez dhe Affleck kanë qenë të fejuar në vitin 2002 e janë ndarë në janar të vitit 2004.