Ankara, 16 tetor – Forcat turke të sigurisë sot arrestuan 107 anëtarë të dyshuar të organizatës së predikuesit islamik Fetullah Gylen – FETO, që Ankaraja e akuzon për tentimin e pasuksesshëm të vitit të kaluar për grusht shtet në Turqi. Policia turke ka zbatuar dhjetëra aksione në disa qarqe turke. Nga të arrestuarit, 35 janë ushtarë, prej të cilëve 20 janë pjesëtarë të forcave turke të sigurisë. Tre anëtarë të dyshuar të FETO-s janë arrestuar në qarkun Odrin, gjatë tentimit ta kalojnë kufirin me Bullgarinë. Është konfirmuar, se shumica e të arrestuarve e kanë shfrytëzuar aplikacionin Bajllok, që ishte shfrytëzuar gjatë përgatitjeve për grusht shtet që ndodhi më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi