Damask, 19 nëntor 2018 (MIA) – Forcat qeveritare siriane, të ndihmuar nga aleatët, sot e ndërmorën rajonin jugor Tulul al Safa, i cili deri tani ka qenë nën kontroll të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Pas përleshjeve disajavore në të cilat ka pasur viktima prej të dy palëve, forcat siriane e ndërmorën rajonin malor në lindje nga provinca Sveida, me të cilën trupat qeveritare kontrollojnë pjesën më të madhe të jugut të Sirisë.
Qendra joqeveritare siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut me seli në Londër, kumtoi se forcat qeveritare e kanë ndërmarrë këtë rajon të shtunën.