Ushtarët izraelitë në mbarë Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arrestuar 13 palestinezë. Ushtria izraelite njoftoi se operacionet janë kryer në rajonin e Kefr Harisa, Deyr Kaddisa dhe Tukua. Në aksionin e kryer gjatë mbrëmjes janë arrestuar dhjetë palestinezë për shkak të “pjesëmarrjes në aktivitete terroriste”. Policia izraelite njoftoi se në kampin e refugjatëve Ayide, në Betlehem janë arrestuar tre të mitur për shkak të “hedhjes së gurëve ndaj forcave izraelite të sigurisë”. Të miturit janë liruar pasi familjarët kanë pagur nga 700 dollarë.