Në aeroportin “Nëna Terezë” tashmë janë vendosur edhe autoblindat e ushtrisë shqiptare.
Prania e Forcave të Armatosura në aeroportin e Tiranës është shtuar pas rastit të grabitjes së milionave euro aty nga një grup personash.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka njoftuar se Forcat e Armatosura do të garantojnë infrastrukturën kritike dhe objektet e rëndësisë së veçantë, në këtë rast, Komandën e Forcës Ajrore dhe aeroportin, të cilat janë në funksion të NATO-s, misionit të saj, lëvizjeve të saj.
Kjo, sipas ministres, rrjedh nga ligji për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e NATO-s dhe personelit të saj.
“Më shumë se 20 vjet më parë, është hartuar dhe miratuar ligji nr. 8543, “Për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e NATO-s dhe personelit të saj”, i cili detyron vendin tonë, që të garantojë në çdo moment përdorimin e aeroporteve, rrugëve dhe infrastrukturës tjetër të nevojshme për Aleancën”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në “Facebook”.
Mbrëmë, në aeroportin e Tiranës janë vendosur Policia Ushtarake.
FA vendosen në perimetrin e sigurisë së aeroportit
Më shumë se 20 vjet më parë është hartuar dhe miratuar ligji nr. 8543, “Për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e NATO-s dhe personelit të saj”, i cili detyron vendin tonë, që të garantojë në çdo moment përdorimin e aeroporteve, rrugëve dhe infrastrukturës tjetër të nevojshme për Aleancën. Deri në rivendosjen e masave të sigurisë dhe moscënimit të aeroportit, Forcat tona të Armatosura do të garantojnë infrastrukturën kritike dhe objektet e rëndësisë së veçantë, në këtë rast, Komandën e Forcës Ajrore dhe aeroportin, të cilat janë në funksion të NATO-s, misionit të saj, lëvizjeve të saj.
Publiée par Olta Xhacka sur Jeudi 11 avril 2019