Forcat somaleze të sigurisë kanë qëlluar për vdekje një nga ministrat e qeverisë, pasi e kanë ngatërruar gabimisht me një militant islamik, shkruan “BBC”. 31-vjeçari u vra tragjikisht në automjetin e tij në afërsi të pallatit presidencial në kryeqytetin, Mogadishu, kanë thënë zyrtarët. Presidenti i vendit mësohet se ka ndërprerë menjëherë vizitën e tij në Etiopi pasi u informua për vrasjen e Abdullahi Sheikh Abas. Forcave somaleze të sigurisë u qëllon shpesh të ndeshen me militantë që duan të kryejnë sulme kamikaze me vetura të mbushura më eksploziv, jashtë pallatit mbretëror. Abbas, ministri i punëve publike, është ndoshta më i lartë zyrtar i vrarë gabimisht nga ushtria, ka thënë korrespondenti i “BBC” për televizionin britanik.