“Football Manager”, video-loja futbollistike e zhvilluar nga “Team Sports Interactive”, ka rezultuar se është një “prishëse e vërtetë familjesh”.
Më të pasionuarit e futbollit, kanë zhvilluar një farë varësie ndaj video-lojës, e konsideruar një nga më të famshmet e viteve të fundit, aq sa ka shkatërruar martesat e tyre. Mjafton të mendosh që në Britani të Madhe, “Football Manager”, është cituar në 35 shkaqe të divorcit si një nga motivet e ndarjes.
Të dhënat e publikuara në librin e gazetarit Iain Macintosh, “Football Manager Stole My Life”, tregojnë aftësitë tërheqëse ndaj video-lojës. Një fiksim i pakontrolluar, që shënon jetën e njerëzve dhe në këtë rast edhe të çifteve.