Paulo Fonseca, gjatë prezantimit si trajner i Romës e bëri të qartë se skuadrës verdhekuqe duhet t’i bashkoheshin vetëm ata lojtarë që ishin të bindur për projektin e klubit. E ku ka më mirë sesa të kontaktosh vetë lojtarët për t’i bindur! Mësohet se trajneri portugez i ka shkruar në WhatsApp sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain, nëse mund të flisnin në telefon.
“Pipita” ka pranuar dhe mes të dyve është zhvilluar një bisedë e përzemërt, ku Fonseca i shpjeguar se me fanellën verdhekuqe sulmuesi do të kthehej ai i dy viteve më parë. Argjentinasi e ka falënderuar, por i ka kërkuar kohë për të vendosur.
Fonseca, në njëfarë mënyrë, është përfshirë në lojën e “shahut” të merkatos. Juventusi, nëse lirohet nga Higuain do të bënte gjithçka për të marrë Icardin dhe Interi, me largimin e mundshëm të Icardit do të hidhej në sulmin përfundimtar si për Dzekon ashtu edhe për Lukakun.
Një ndërhyja, që në rastin e Veretout pati efekt të menjëhershëm. Mesfushori ishte pranë Milanit, por, pasi bisedoi me Fonsecan, vendosi të transferohej në kryeqytet.
Nga pikëpamja e shifrave, Juventusi do të pranonte huazimin, por me kushtin e blerjen me detyrim (ndryshe nga marrëveshja me Milanin dhe Chelsea-n). Bardhezinjtë vazhdojnë të kërkojnë 36 milionë euro për kartonin e Higuainit.
Më e komplikuar çështja e pagës së sulmuesit. Argjentinasi përfiton 7.5 milionë euro në sezon, me kontratën që i përfundon në vitin 2021. Te Roma do të përfitonte më pak, por marrëveshja do të zgjatej edhe dy sezone më shumë.