Shkup, 20 janar – Gjysma e mjeteve të dedikuara për mbështetje të projekteve inovative përmes Fondit për Inovacione kanë shkuar për kompani të sektorit të IT–së.
Një ndër shembujt është ai i “Dokstim”, e cila përmes Fondit realizon projektin e krijimit të një softueri mikrotika. Krijimi i softuerit e lehtëson procesin e automatizimit, e bën më efikas dhe është i dedikuar për treg ndërkombëtar.
Shfrytëzues të parë të këtij softueri janë dy kompani nga Zvicra dhe Suedia.
“Gati një vit e përpunojmë softuerin tonë. Veç më softueri është live dhe mundet të përdoret. Në përgjithësi ky vit për ne do të jetë kyç, si nga ekipi ynë ashtu edhe nga mbështetja e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Ky është viti ku ne mund të fillojmë ta shesin softuerin tonë dhe ta reklamojmë. Ashtu që presim se kjo do të jetë një storje e mirë e suksesit e dalë nga vendi ynë.”,- theksoi Rade Despodovski nga “Dokstim”.
Në krijimin e softuerit punojnë dhjetëra persona, kurse tjerët janë të angazhuar në marketing dhe në sektorin e shitjes. Nga sektori privat ankohen për mungesë të kuadrit profesional. Autoritetet shtetërore thonë se po investojnë në trajnime dhe në kualifikim të kuadrove.
“Ato nuk janë trajnime për njohuri elementare për kompjuterë, por me të vërtetë vitin e kaluar kemi kryer trajnime të cilat janë të nevojshme për këtë sektor të industrisë IT, me qëllim të kualifikimit të të rinjve, dhe ato janë trajnime të shtrenjta.”,- theksoi zëvendëskryeministrja teknike, Milla Carovska.
“Analizat të cilat i kemi bërë vitin e kaluar, veç më po përgatiten të reja, por ato që i bëmë vjet tregojnë se kompanitë te të cilat investojmë dhe japim mbështetje, rriten me të hyra 50% në krahasim me periudhën para se të marrin mbështetje. Rriten me profit për 60%, rriten me numër të të punësuarve për 27%, kurse me paga për 40%.”,- theksoi drejtori i FIZHT-it, Jovan Despotovski.
Për vitin 2020 nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është paralajmëruar mbështetje për projekte inovative në lartësi prej 22.5 milion euro. (koha.mk)