Shkup, 3 qershor – Vendimi i Prokurorisë Publike të Shkupit nga data 31 maj 2019, sipas të cilit nuk ka vend për veprim të prokurorisë publike në lidhje me padinë penale të parashtruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, lidhur me parregullsitë e mundshme në funksionimin e shtyllës së dytë pensionale, është konfirmuar se në Fondin e SPIM nuk është dëmtuar asnjë i siguruar, e as janë rrezikuar të drejtat e tyre, thuhet në kumtesën e Fondit të publikuar në ueb faqen e saj.
Kontributet e paguara për sigurim pensional dhe invalidor, thonë nga Fondi janë të siguruar dhe shfrytëzohem vetëm për një qëllim pagimin e pensioneve, ndërsa të gjitha shfrytëzimet apo ndryshimet janë me miratimin e Ministrisë së Financave.
“Fondi është institucion me shumë vite përvojë dhe reputacion dhe problemet që kanë ndodhur pas periudhës së kaluar janë raste individuale që kanë dalë nga 12 vitet e mëparshme si rezultat i gabimeve sistematike në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga institucionet e tjera kompetente. Ndryshimet e fundit të ligjeve në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor kanë krijuar kushtet ligjore për mbrojtjen e personave të siguruar të cilët nuk do të marrin kontributin në kohën e duhur. Gjithashtu, po bëhen përmirësim edhe i proceseve të biznesit dhe përforcim i të gjitha kritereve të kontrollit në mbajtjen e evidencave dhe shpërndarjen e anëtarësisë”, thuhet në kumtesën e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor.
Në Fond në vijim është avancimi i përkushtimit organizues me formimin e sektorit të posaçëm i cili kujdeset jashtëzakonisht për anëtarësinë e shtyllës së dytë.
Nga ky institucion potencojnë se janë të hapur për bashkëpunim me institucionet tjera dhe janë të gatshme për përparimin e të gjitha proceseve me qëllim në kohë të sigurohen të drejtat e të siguruarve. (koha.mk)