Shkup, 16 janar – Fondamentet ekonomike lënë hapësirë për udhëheqje të mëtutjeshme të politikës së relaksuar monetare, porositi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska në fjalimin e saj në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilin e organizon “Eurohumani” në Vjenë, një nga ngjarjet udhëheqëse tradicionale nga sfera e financave. Në këtë ngjarje vjetore rregullisht marrin pjesë më shumë se mijëra pjesëmarrës – guvernatorë të bankave qendrore, ministra të Financave, udhëheqës të institucioneve financiare dhe investitorë, njofton KOHA.
Në panel-diskutimin e parë dedikuar politikës monetare, siç informojnë nga BB-ja, ajo foli për vendosjen aktuale dhe të ardhshme të politikës monetare në rajon dhe në vend, euroizimin dhe rolin e procesit të anëtarësimit drejtë Bashkimit Evropian (BE) në ndërtimin e kapacitetit institucional.
Në diskutimin, Angellovska-Bezhovska foli për ambientin e normave shumë të ulëta të interesit të bankave qendrore dhe për pritjet për vazhdimin e politikës stimuluese monetare në vendet e zhvilluara, duke pasur parasysh inflacionin e ulët dhe ngadalësimin e pritur të rritjes. Ajo theksoi se duke pasur parasysh lidhjet e fuqishme tregtare dhe financiare me eurozonën, ngadalësimi i mëtutjeshëm nga ana e Bankës Qendrore Evropiane është një nga faktorët i cili mund të kontribuojë për ngadalësimin e mëtutjeshëm të politikës monetare dhe të bankave qendrore në rajon. Njëherit, vendosi theks edhe në politikën monetare të bankës sonë qendrore, e cila në vitet e kaluara vazhdimisht po relaksohet, që kontribuon për uljen e çmimit të financimit të sektorit të korporatave dhe amvisërive, si dhe për rritje të aktivitetit kreditues.
Sipas Angellovska-Bezhovska, për dallim të një pjese të ekonomive të zhvilluara ku normat e kamatës janë rreth zeros, në rajonin tonë, normat e kamatës të bankave qendrore edhe më tutje janë pozitive, që varësisht nga rrethanat specifike në secilën ekonomi tregon se hapësira për politikë monetare në këto vende sipas gjitha gjasave është më e madhe.
Sa i përket çështjes së euroizimit, guvernatorja deklaroi se ajo është e pranishme në vendin tonë, por është më e ulët në krahasim me vende të tjera të rajonit. Në periudhën e kaluar vërehet trend pozitiv i uljes së saj graduale, veçanërisht në periudha kur nuk ka jostabilitet më të rëndësishëm ekonomik ose politik. Ajo theksoi se Banka Popullore edhe në të ardhmen do të ndërmarrë masa për ulje të mëtutjeshme të normës së euroizimit, me çka do të rritej efektiviteti i politikës monetare. Gjatë kësaj, foli edhe për Strategjinë e denarizimit në të cilën janë vendosur disa masa për rritjen e saj, që është theksuar edhe në kuadër të dialogut ekonomik me BE-në.
Angellovska-Bezhovska në diskutimin u përqendrua në aktivitetet përgatitore në kuadër të procesit të anëtarësimit drejtë BE-së. Këto aktivitete, tashmë një periudhë të gjatë kohore, paraqesin një nga mjetet e rëndësishme për definimin dhe zbatimin e një pjese të reformave strukturore dhe institucionale në vend. Guvernatorja theksoi se Banka Popullore që nga fillimi është e përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në këtë proces, veçanërisht në afrimin drejtë legjislacionit dhe normave të BE-së përmes më shumë platformave, ndërsa fillimisht në pjesët që kanë lidhje me unionin ekonomik dhe monetar, statistikës, shërbimet pagesore dhe lëvizjen e lirë të kapitalit. (koha.mk)