Athinë, 6 mars – Problemin e shndërruat në mundësi, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen pasa takimit me homologun e saj grek Evangelos Apostolakis. Marrëveshja e Prespës u gjend në agjendën e bisedimeve të dy ministrave në takimin e tyre në Athinë, ndërsa në deklaratat e shkurtra për mediat Aposolakis dhe Fon der Lajen e potencuan rëndësinë e zgjidhjes mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Kjo marrëveshje është marrëveshje e vërtetë evropiane, bazuar në vlerat që i ka Evropa sepse problemin e shndërruat në mundësi”, tha ministrja e Mbrojtjes të Gjermanisë.
Potencoi se Greqia gjithmonë ka qenë mbështetës i integrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në organizatat euroatlantike.
“Në këto korniza Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e një kontesti disavjeçar në rajon, me mjete të qeta. Në pajtim me parashikimet e Marrëveshjes së Prespës, Greqia do ta mbështesë transformimin e forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut gjatë procesit të integrimeve të vendit në NATO”, tha ministrja e Mbrojtjes të Greqisë.
Ursula fon der Lajen dhe Evangelos Apostolakis në takimin e tyre në Ministrinë greke të Mbrojtjes i potencuan marrëdhëniet e ngushta të sigurisë mes të dy vendeve dhe biseduan për përforcimin e bashkëpunimit të mbrojtjes bilaterale.
Ministrja e Mbrojtjes të Gjermanisë, pas takimit me homologun e saj grek, së bashku me liderin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis, mori pjesë në një ngjarje organizuar nga Sekretariati për marrëdhënie ndërkombëtare i Demokracisë së Re dhe Institutit për Demokraci Konstatinos Karamanlis, me titull “Partia Popullore Evropiane: e garantojmë sigurinë e BE – e ndërtojmë ardhmërinë tonë të përbashkët. (koha.mk)