Bruksel, 25 mars – Kryetarja e Komisionit Evropian (KE) Ursula fon der Lajen sot deklaroi që për qëllim për t’u siguruar respiratorë sot thirri një takim video- konferencash me drejtorët e 25 kompanive që mund të fillojnë, lëvizin ose ridrejtojnë prodhimin e tyre ekzistues në nevojat aktuale të BE-së.
“Respiratorët mund të shpëtojnë jetë dhe ne duhet t’i sigurojmë t’i kemi në numër të mjaftueshëm në BE”, shkroi Fon der Lajen.
Ajo thotë se pjesëmarrësit në bisedë kanë qenë kompani që do ta ridrejtojnë prodhimin e tyre në respiratorë, prodhues tashmë ekzistues që mund t’i rrisin kapacitetet e tyre të prodhimit, ndërmarrje të reja dhe industri të tjera ekzistuese që mund të krijojnë linja të reja produktesh.
“Angazhimi i tyre është një sinjal i fortë i shpresës dhe solidaritetit”, përfundoi Fon der Lajen në Tuiter.(koha.mk)