Bruksel, 8 mars – Shefja e BE-së, Ursula fon der Lajen sot paralajmëroi se Unioni mund ta ndërpresë eksportin e mëtutjeshëm të vaksinave për koronavirus, pasi Italia e ndërpreu dërgesën për Australinë.
“Kjo nuk ishte e njëhershme, tha kryetarja e Komisionit Evropian për gazetën Uirtshaftsuoçe.
Javën e kaluar Italia njoftoi se e ka bllokuar eksportin në 250.700 doza vaksina AstraZeneka të dedikuara për Australinë, duke theksuar se ka mungesë të vaksinave në Evropë, përderisa njëkohësisht Australia nuk ka nevojë urgjente për to.
Duke e mbrojtur vendimin e Italisë, Fon der Lajen tha se AstraZeneka ka porositur më pak se 10 për qind të asaj që Unioni e ka porositur nga dhjetori deri në mars.
Komisioni Evropian e kritikoi kompaninë anglo-suedeze për mossuksesin që ta përmbushë orarin e saj për dërgesë në BE, njëkohësisht duke e dorëzuar të gjithë dërgesën për Britaninë e Madhe.
Sipas skemës së BE-së, kompania që dëshiron të eksportojë jashtë Unionit duhet të aplikojë për leje në qeverinë kombëtare, e cila vendos pas konsultimit me Komisionin.
Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Shtefan Zajbert javën e kaluar theksoi se BE-ja blen vaksinë në gjithë botën – për dallim të vendeve, si për shembull SHBA-ja.
“Ne qëndrojmë pas kësaj qasje evropiane, e cila dallohet nga ajo amerikane, kur bëhet fjalë për prodhimtarinë, për shembull”, tha Zajbert.