Bruksel, 13 janar – Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot e përshëndeti ndërprerjen e zjarrit në Libi, të cilën e inicuan Rusia dhe Turqia.
Ajo porositi se Kombet e Bashkuara duhet ta kryesojnë procesin e rimëkëmbjes së këtij vendi.
“Ndërprerja e zjarrit është hapi i parë në drejtimin e duhur, por është i domosdoshëm edhe procesi i konsolidimit për shkak të rimëkëmbjes dhe unitetit të qeverisë. Duhet të kalohet akoma rrugë e gjatë. Ai duhet të jetë proces të cilin do ta kryesojnë KB-ja”, tha Fon der Lajen.
Në takim me gazetarët pas bisedës me kryeministrin e Luksemburgut, Ksavier Betel, ajo theksoi se kjo është me “rëndësi vendimtare”.
Përfaqësuesit e palëve të konfliktuara në Libi sot takohen në Moskë, ku duhet ta nënshkruajnë armëpushimin nën kryesimin e përfaqësuesve rusë dhe turq, kumtoi MPJ-ja ruse.(koha.mk)