Fon der Lajen: Makroni, Rusisë ia hapi derën e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 11 nëntor – Me bllokimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian, presidenti francez Emanuel Makron, Rusisë ia hapi derën e Ballkanit Perëndimor, porositi nga Berlini, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, transmeton gazeta KOHA.

Ajo u bëri thirrje liderëve që menjëherë t’i fillojnë negociatat aderuese me dy vendet, në të kundërtën, siç tha “Rusia dhe Kina mund ta plotësojnë boshllëkun nëse Unioni nuk e përforcon praninë e saj në rajon”.(koha.mk)