Bruksel, 4 dhjetor – Kryetarja e KE-së Ursula fon der Lajen deklaroi se e dëshiron Ballkanin Perëndimor në anën e saj dhe bëri përpjekje për procese paralele të revizionit dhe zhvillimin e proceseve inkuadruese të vendeve kandidate.
“Në mënyrë strategjike është absolutisht më e qartë t’i tregojmë Ballkanit Perëndimor se e duam në anën tonë dhe se kemi interes të madh për afrimin e tij drejt BE-së”; porositi Fon der Lajen.
Ajo pas mbledhjes së parë me ekipin e ri të komisarëve theksoi se vendimi për moshapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka qenë “gabim strategjik” i BE-së.
Kryetarja e KE-së vlerësoi se e rëndësishme është BE-ja të mbahet për idenë e negociatave inkuadruese, por, gjithashtu, është thelbësore të dëgjohen pozitat e vendeve anëtare kur bëhet fjalë për ndryshimet në suaza të atij procesi.
“Kur bëhet fjalë për negociata inkuadruese konsideroj se duhet ndryshimet e procesin të lëvizin paralelisht, përkatësisht vendeve t’u jepet mundësi të fillojnë negociata inkuadruese”, deklaroi Fon der Lajen.