Bruksel, 15 tetor – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen është larguar nga samiti i liderëve të BE-së për shkak të dyshimit për Kovid-19 dhe shkon në vetizolim.
Menjëherë pas takimit në Bruksel, Fon der Lajen mori informacionin se një anëtar i Kabinetit të saj ishte pozitiv në testin për koronavirus.
“Testi im është negativ, por si masë paraprake menjëherë largohem nga Këshilli Evropian dhe shkoj në vetizolim”, shkroi Fon der Lajen në llogarinë e saj në Tuiter.
Ajo në fillim të këtij muaji veçmë ishte në vetizolim për shkak të pjesëmarrjes në një takim në Lisbonë, ku ishte një person pozitiv me Kovid-19.