Bruksel, 13 dhjetor – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi sot se BE-ja pret që Britania e Madhe ta braktisë Unionin më 31 janar, transmeton gazeta KOHA.
Ajo u uroi kryeministrit britanik Boris Xhonson për “fitoren e qartë” në zgjedhjet e djeshme të parakohshme.
Liderët e BE-së i bënë thirrje Londrës sa më shpejtë ta ratifikojë Marrëveshjen për tërheqje dhe të fillojnë negociatat për marrëdhëniet e ardhshme.
“Britania e Madhe do të bëhet ‘vendi i tretë’, por do të ndërtojmë vetëm partneritet. Bregziti nuk është fund i diçkaje, por fillim i marrëdhënieve të mira mes fqinjëve të mirë”, potencoi kryetarja e Komisionit Evropian.
BE-ja shpreson se nga 1 shkurti do të krijohen kushte për fillimin e negociatave për partneritetin e ardhshëm “të vetëm dhe të afërt” me Britaninë e Madhe.(koha.mk)