Beograd, 10 korrik – Ministrja gjermane e Mbrojtjes dhe kandidate për kryetare e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen, u bëri thirrje qeverive të vendeve-anëtare të BE-së të lënë rrugë të hapur për anëtarësimin e e vendeve nga Ballkani Perëndimor në Union.
Ajo në fjalimin e Parlamentit evropian tha edhe se shpreson se Britania e Madhe do të mbetet në Union. Megjithatë, ajo po ashtu theksoi se Londra duhet t’i zgjidh punët e veta lidhur me Bregzitin, duke aluduar në atë që vendet-anëtare të BE-së e quajnë “mungesë të qartësisë nga Londra lidhur me atë që Britania e Madhe e dëshiron në marrëdhëniet me Unionin në të ardhmen”.
“BE-ja bazohet në parime”, tha Lajen, duke i theksuar prioritetet e politikës së saj të ardhshme, për herë të parë pasi u nominua për kryetare të Komisionit evropian. Fon de Lajen u propozua për kryetare të re të KE-së, për çka do të vendoset javën e ardhshme nga ana e deputetëve në Parlamentin evropian.(koha.mk)