Bruksel, 7 prill – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pasdite paralajmëroi se BE-ja do të sigurojë mbi 15 miliardë euro që t’u ndihmojë vendeve jashtë Unionit që të përballen me pandeminë e Kovid-19 dhe pasojat e saj, transmeton gazeta KOHA.
“Afrika do të mund për disa javë të përballet me gjendjen e njëjtë që e kemi në Evropë dhe do t’u nevojitet ndihmë siç neve na duhej”, deklaroi përmes një video mesazhi Fon der Lajen.
Bashkimi Evropian, thotë ajo, është e vendosur ta zhvillojë luftën kundër virusit dhe pasojave socio-ekonomike nga pandemia në nivel global dhe t’u ndihmojë vendeve të treta të përballen me këtë kërcënim.
“Për këtë sigurojmë mbi 15 miliardë euro që t’u ndihmojmë partnerëve në botë, ndërsa më tepër para të vijnë edhe nga autoritetet kombëtare në frymë të vërtetë evropiane ekipore, që të mbulohen nevojat urgjente në sistemet shëndetësore, si dhe ekonomive që të mbështeten punëtorët”, theksoi kryetarja e KE-së.(koha.mk)