Bruksel, 10 shtator – Kryetarja e sapoemëruar e KE-së, Ursulla fon der Lajen deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë një ndër prioritetet kryesore në mandatin e saj pesëvjeçar.
“Dëshiroj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më afër BE-së”, porositi Fon der Lajen.
Ajo gjatë prezantimit të ekipit të saj prej eurokomisarëve dhe detyrave të tyre, theksoi se resorin “politikë fqinjësore dhe zgjerim” ia ka ndarë komisarit hungarez, Laslo Troshanji, duke pasur parasysh faktin se Hungaria, njejtë si edhe ajo, kanë qëllim të qartë të përbashkët kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor.
“Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për ne. Dëshiroj të jetë sa më afër BE-së, të kemi marrëdhënie shumë të mira, punë intensive dhe bashkëpunim. Ky do të jetë ndër fokuset e mia kryesore gjatë kryesimit”, porositi kryetarja e ardhshme e KE-së.
Ursulla fon der Lajen përsëriti se hapat për hyrje në BE janë “të qarta”, ndërkaq për përparim në atë rrugë, fillimisht janë përgjegjëse vendet nga Ballkani Perëndimor.
“Rregullat tona nuk kanë ndryshuar. Ekzistojnë vlera themelore, ndërsa vendet të cilat dëshirojnë t’i bashkangjiten BE-së duhet të tregojnë se i respektojnë rregullat e njejta, vlerat fundamentale, t’i përmbushin kushtet dhe duhet të jenë të afta të bëhen anëtare të Unionit”, theksoi ajo.