Bruksel, 16 shkurt – Para darkës joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen ka thënë se Ballkani Perëndimor është më afër BE-së.
“E dini Ballkani Perëndimor është prioritet për KE-në dhe mendoj se është në interes të përbashkët gjeostrategjik të afrohet rajoni drejt BE-së”, ka thënë Fon der Lajen.
Ai ka shtuar se metodologjia e re duhet të rinovojë besimin mes dy palëve dhe të shpejtojë reformat strukturore.
“Nga ana tjetër krijojmë perspektivë të shkëlqyeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me kalimin e kohës vendet të bëhen anëtare të BE-së. Poashtu duam të hapim rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë me negociata nëse mundet para Samitit të BE-së në Zagreb. Për Samitin përgatisim paket për investim dhe sinqerisht shpresoj se Këshilli i Evropës do të jep dritë të gjelbër”, ka thënë Fon der Lajen.
Ajo ka thënë se nesër në Bruksel organizohet konferencë donatore për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar.