Bruksel, 2 prill – Buxheti i ardhshëm i Bashkimit Evropian duhet të ketë formën e një Plani të ri Marshall, me qëllim që të stimulohet rimëkëmbja e Evropës nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi i ri, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajan.
“E dimë se në këtë krizë na nevojiten përgjigje të shpejta. Nuk mund të presim një, dy apo tre vjet për të gjetur mjete të reja”, theksoi Lajan.
Ajo shtoi se buxheti afatgjatë i njohur si kornizë financiare shumëvjeçare është mjeti më i fuqishëm.
“Dëshirojmë të formojmë një kornizë financiare shumëvjeçare, e cila do të ishte pjesë kryesore e planit tonë për rimëkëmbje. Një pjesë e madhe kërkojnë diçka si Plani Marshall nga Bashkimi Evropian për qytetarët evropianë”, theksoi Lajan.
Plani Marshall ishte program amerikan për ta ndihmuar Evropën Perëndimore nga viti 1948, me qëllim që të stimulohet rimëkëmbja pas Luftës së Dytë Botërore.