Sony ka prezantuar dy celularë të rinj ditën e sotme: Xperia 1 III dhe Xperia 5 III. Kamera ka qenë fokusi kryesor i këtyre dy “smartphone”-ve, me Sony-n që thotë se ka bërë shumë përmirësime në sistemin e autofokusit. Gjithashtu, për ta vendosur markën Xperia në krye të konkurrencës, Sony e ka sjellë celularin Xperia 1 III me një ekran 4K OLED, që vështirë se gjendet në celularët e tjerë Android. Ende nuk ka një çmim për celularët e rinj, por me siguri që nuk do të jenë aspak të lirë.