Shkup, 12 dhjetor – Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në Armatë të Kosovës është vendim i tyre sovran që duhet dhe e marrin deputetët në Kuvendin e Kosovës. Kosova është vend demokratik, njëjtë siç është edhe vendi juaj, njëjtë siç është edhe Serbia. Në demokraci zgjedhni përfaqësues tuaj, që janë atje të marrin vendime në emrin tuaj.
Këtë sot e deklaroi komandanti i Komandës së bashkuar të forcave aleate në Napoli, admirali Xhejms Fogo, pas takimit me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen për informacionet për transformim e forcave të sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, nëse merret vendim i këtillë për këtë do të nevojitet një periudhë dhe ajo periudhë mund të zgjat edhe dhjetë vite.
“Para dhjetë ditëve isha në Prishtinë dhe mora pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës mes gjeneral-majorit Salvatore Koçi dhe gjeneral-majorit Lorenco D’Adario. Ndërkohë, puna ime dhe puna e gjeneral-majorit D’Adario është që të sigurojmë siguri dhe mbrojtje në vend dhe ta garantojmë lirinë e lëvizjes”, tha admirali Fogo.
Përkujtoi se NATO ka 4.000 pjesëtarë të sistemuar në Kosovë dhe se janë të gatshëm për çdo vendim që do të merret nga Parlamenti i Kosovës gjatë këtij viti dhe se do të qëndrojnë atje që ta garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Kuvendi i Kosovës, pasnesër, 14 dhjetor do të mbajë seancë në rend dite të së cilës është votimi i pakos së ligjeve, me të cilat Forcat aktuale të sigurisë së Kosovës (FSK) do të transformohen në ushtri të Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se shumë aleatë në Aleancë janë të shqetësuar për shkak të formimit të ushtrisë së Kosovës dhe vlerësoi se procedura e Prishtinës është e shpejtuar. Ambasadori i sapoemëruar amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet këtyre ditëve deklaroi se Uashingtoni konsideron se Kosova duhet të ketë ushtri të veten.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Konel deklaroi se vendi i tij konsideron se Kosova ka të drejtë të formojë forca të veta të sigurisë dhe se duhet të vazhdojë t’i konsultojë aleatët e NATO-s dhe ta respektojë angazhimin e KFOR-it.