Shkup, 12 dhjetor – Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Aleanca do të fitojë edhe një partner në misionin për ruajtjen e ekuilibrit dhe paqes në botë, tha admirali Xhejms Fogo, komandant i Krahut jugor për forcat e bashkuara të NATO-s, në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev.
Fogo e theksoi edhe rolin që e ka Maqedonia në rajon në një, siç theksoi, periudhë e ndjeshme, veçanërisht me shembullin pozitiv për zgjidhjen e çështjeve ndër fqinjësore siç ishte çështja për emrin me Republikën e Greqiaë.
Admirali Fogo, kumtoi pres shërbimi qeveritar, e përshëndeti edhe vendimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes që poligoni Krovollak të vendoset për shfrytëzim për nevojat e NATO-s dhe i theksoi përfitimet civile dhe ekonomike që vendet anëtare dhe aleatët e Aleancës i marrin nga bashkëpunimi i ndërsjellë.
Kryeministri Zaev vlerësoi se “vozita e delegacionit të Krahut jugor për forcat e bashkuara të NATO-s, i udhhequr nga komandanti Fogo është edhe një mirënjohje dhe inkurajim i rëndësishëm për Maqedoninë në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme, kur procesi për ndryshime kushtetuese hyn në përfundim dhe kur epilogu i suksesshëm i procesit do ta aktivizojë procedurën për nënshkrimin e Protokollit për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësim në Aleancë”.
Gjatë takimit Zaev i ka informuar admiralin Fogo dhe anëtarët e delegacionit të NATO-s për proceset aktuale të reformave në vend si të nevojshme për përshtatje ndaj standardeve të BE-së dhe veçanërisht të NATO-s, veçanërisht vitin e kaluar. Theksoi se qytetarët e vendit tonë si shenjë të mbështetjes i kanë pranuar të dyja vizitat të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, si dhe vizitën e komandantin të Komandës Supreme të NATO-s dhe komandant i forcave amerikane në Evropë, gjeneralin Kurtis Skaparoti, si vizita të përfaqësuesve më të lartë politikë dhe ushtarakë të NATO-s.
“Kjo për ne është motivim që të vazhdojmë me përkushtim të plotë në reformat tona, si dhe pjesëmarrjen tonë në misionet e NATO-s, të cilat, njëkohësisht janë përvoja të vlefshme për vendin tonë dhe për Armatën tonë që në këtë fazë deri te anëtarësimi fuqiplotë në Aleancë”, tha kryetari i Qeverisë.
Admirali Fogo, shfaqi mbështetje të fuqishme për atë që është arritur dhe dha mirënjohje të sinqertë për kapacitetet dhe për motivimin e pjesëtarëve të ARM-së në misionet e NATO-s. Shfaqi bindje se pjesëtarët e Armatës së Maqedonisë, pjesëmarrës në këto misione, do të kthehen më të pasur me përvojat të cilat pastaj do të mund t’ua transmetojnë edhe kolegëve të tyre në Armatë.