Shkup, 19 nëntor – Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili e mbajti takimin përfundimtar në Ministrinë e Financave, vlerëson se është e drejtë që Propozim-buxheti për vitin 2019 është fokusuar në qëndrueshmërinë e sistemit pensional, promovimin e barazisë sociale dhe mbështetjen e punësimit.
FMN-ja, siç theksojnë në kumtesë, vlerëson se reformat e propozuara pensionale do ta ulin deficitin pensional në afat të mesëm. Sipas vlerësimeve preliminare të FMN-së, këto masa, së bashku me mbështetjen për punësim dhe investime, do të rezultojnë me rritje të përkohshme të deficitit fiskal në 3 për qind të BPV-së në vitin 2019 dhe më pas uljen e tij në 2,4 për qind të BPV në afat të mesëm.
Me qëllim të qëndrueshmërisë afatgjate të sistemit pensional, sipas FMN-së është e nevojshme të shqyrtohen masa shtesë si kushte perspektive për pensionim para kohe dhe rritje të moshës për pensionim.
FMN-ja, gjithashtu vlerëson se, me qëllim të përmirësimit të mbulimit dhe targetimit të ndihmës sociale, buxheti parashikon konsolidim dhe zëvendësim të llojeve ekzistuese të ndihmës, duke e përfshirë edhe kompensimin për fëmijën e tretë, me të ardhura të garantuara minimale të bazuara në nevojat edhe me pensionin social. Më tej, sipas misionit, reformat e propozuara pensionale do ta ulin deficitin pensional në afat të mesëm.
Misioni, qëndron në kumtesë, konsideron se ndryshimet në kompensimin e të ardhurave personave e rrisin tatimin mbi të ardhurat nga kapitali dhe e përmirësojnë baraspeshën e ngarkesës tatimore midis personave me të ardhura të larta dhe të ulëta.
FMN-ja rekomandon arritje zero deficit parimor në afat të mesëm me qëllim të arritjes së trajektores së qartë në rënie të borxhit publik. Për FMN-në inkurajuese janë dhe duhet të vazhdojnë reformat e fundit për përforcimin e menaxhimit me financat publike dhe përmirësimin e transparencës fiskale. Gjithashtu, theksohet se masat për përforcimin e kornizës për monitorimin e obligimeve të papaguara në sektorin publik dhe ndryshimet e propozuara që i lidhin buxhetet komunale me realizimin e të ardhurave janë hapa në drejtim të dukur.
Sipas projeksionit bazë, borxhi publik do të arrijë maksimum 54,7 për qind nga BPV-ja në vitin 2021.
Në kumtesën përmbyllëse të ekipit të FMN-së theksohet se kthimi i stabilitetit politik dhe avancimi ndaj zgjidhjes së problemit me emrin dukshëm i kanë përmirësuar perspektivat për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE, më shumë se 12 vjet pas marrjes së statusit kandidat. Që të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të sigurohet ardhmëri më e ndritur përmes produktivitetit më të lartë dhe konvergjencës më të shpejtë mbi të ardhurat, kyçe janë reformat strukturore për tejkalimin e dobësive gjatë-ekzistuese në tregun e punës, gjyqësinë dhe administratën publike.
BPV-ja reale në vitin 2018 është projektuar në dy për qind, gjatë kushteve të volitshme makroekonomike, gjegjësisht inflacionit të ulët, deficitit në rënie të llogarive rrjedhëse dhe trendet pozitive të tregut devizor. Me rimëkëmbjen e investimeve, pritet shpejtim i rritjes së BPV-së në 2,8 për qind në vitin 2019 dhe intensifikimin e mëtutjeshëm në 3,5 për qind në afat të mesëm, në kushte të investimeve infrastrukturore dhe eksportit të fuqishëm.
Sipas FMN-së, në dekadën e fundit janë dobësuar financat publike, që e kufizon hapësirën për përballje me goditjet. Më saktësisht, deficitet parimore ekzistuese, të zhvilluara nga të ardhurat tatimore në rënie dhe shpenzimet vijuese rritëse, rezultuan me borxh të ndarë publik në dekadën paraprake. Në vitin 2018, pritet se deficiti buxhetor do të arrijë 2,6 për qind nga BPV-ja, ndërsa borxhi publik 50.5 për qind nga BPV-ja.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte në kontroll vjetor të ekonomisë së Maqedonisë nga data 8 e këtij muaji. Qëllimi i vizitës u zbatua në kontrollin e rregullt vjetor të ekonomisë së Maqedonisë.
Në takimin përmbyllës në Ministrinë e Financave, mori pjesë ministri Dragan Tevdovski dhe guvernatorja e BPRM, Anita Angelovska-Bezhoska.