FMN: Politika monetare adekuate, sistemi bankar i shëndoshë

26

Shkup, 28 janar Politika monetare është adekuate, ndërsa sistemi bankar është i shëndoshë, është konfirmuar në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, që e publikoi Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Shpallja, siç sqarojnë në kumtesë nga Banka Popullore,  në këtë raport  është rrumbullaksimi final  i  vlerësimeve nga  kontrolli vjetor i regullt i ekonomisë së Maqedonisë të zbatuar në nëntor të vitit të kaluar, sipas nenit 4 të Statutit të FMN-së.

FMN shënon se Banka Popullore në mënyrë adekuate i ka shfrytëzuar kushtet e volitshme për rritje të rezervave devizore, me ç’rast  duke e mbajtur  politikën monetare të liruar, përmes zvogëlimit të mëtutjeshëm  të shkallës bazë të interesit. Si faktorë kyç që kontribuojnë  për lirim të politikës monetare janë inflacioni i ulët i ndarë, rritja solide e depozitave dhe  lëvizja e volitshme e tregut devizor.

Sistemi bankar, sipas vlerësimeve të FMN-së, është i shëndoshë, mirë i kapitalizuar dhe likuid. Rritja kredituese është solide, ndërsa plasmanet jofunksionale edhe më tutje  janë në nivel relativisht të ulët. Në Raport është theksuar edhe se ndërmarrja e hapave  për rritje të mëtutjeshme të denarizimit të depozitave, së bashku me masat e menduara me kujdes për zvogëlim të  kreditimit devizor të amvisërive,  përdeisa është e nevojshme, do të kontribuojë për përforcim të mëtutjeshëm  të rrezistencës së sistemit tonë financiar.

FMN thekson se  përforcimi plotësues i korrnizës për stabilitetin financiar edhe më tutje  është prioritet. Megjithatë është nxjerrë  vlerësimi pozitiv për vazhdim  të aktivitetit për përforcim të korrnizës supervizore dhe rregullatore,  të ndërmarra në pajtim me Programin për vlerësim detajor të sektorin financiar (FSAP) e cila ishte zbatuar në vitin 2018. Siç përfundon FMN,  njëkohësisht përgatitet edhe regullore me të cilën do të përforcohet  mandati makroprudencial i Bankës Popullore dhe do të mundësohet konfirmim  më i mirë i rreziqeve sistematike  në sistemin bankar.

Comments are closed.