Uashington, 18 janar – Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva sot deklaroi se perspektivat globale ekonomike mbeten përfundimisht të pasigurta, duke pasur parasysh pandeminë e virusit korona dhe dallimin e rritur mes vendeve të pasura dhe të varfra, që kërkon nga FMN-ja të gjejë mjete shtesë për mbështetje.
Në konferencë virtuale për media, Georgieva paralajmëroi miratim të ri të “valutës” së FMN-së, gjegjësisht të drejta speciale për tërheqje, që do t’iu sigurojë vendeve hapësirë më të madhe fiskale për zgjidhjen e krizës shëndetësore dhe për përshpejtim të kalimit drejtë ekonomisë digjitale dhe të gjelbër.
Ministrja suedeze e Financave, Magdalena Anderson, kryetarja e re e Bordit Drejtues të FMN-së, theksoi në konferencë të përbashkët për media me Georgievën, se është plotësisht e qartë se nevoja për likuiditet është ende e lartë dhe do të konsultohet me vendet anëtare rreth opsioneve për rritjen e likuiditetit.
Georgieva theksoi se FMN në mënyrë rapide e rriti financimin e tregjeve në zhvillim dhe ekonomive në zhvillim, që përfshin donacione prej rreth 20 miliardë dollarë në të drejtat speciale ekzistuese për tërheqjen. Ai lloj i financimit, shtoi ajo, do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm, por nevojiten hapa të mëtutjeshëm.