Berlin, 29 qershor – Pakoja e masave të Bashkimit Evropian për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e koronavirusit duhet të përbëhet në pjesën më të madhe të granteve, e jo nga huat, deklaroi Gita Gipinat, ekonomiste e përgjithshme në Fondin Monetar Ndërkombëtare për gazetën gjermane “Shpigel”.
“në të kundërtën, pakoja e masave nuk do të shkaktojë rimëkëmbje ekonomike”, thotë Gopinat në deklaratën e publikuar sot në gazetë.
Liderët e BE-së u dakorduan në prill të formojnë fond për mbështetje urgjente të ekonomisë së 27 shteteve të Unionit, ndërsa për detaje përfundimtare tek së pari duhet të dakordohen.