Uashington, 25 janar – Fondi Monetar Ndërkombëtar shikon në ndryshimet klimatike si një rrezik themelor për stabilitetin ekonomik dhe financiar, deklaroi sot shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, duke i prezantuar planet e Fondit për mbështetje të investimeve në teknologjitë e gjelbëra që do ta inkurajojnë rritjen globale.
Në Samitin për adaptimet klimatike, Georgieva tha se prodhimi ekonomik global mund të rritet për 0,7 për qind në 15 vitet e fundit dhe se miliona vende punë mund të hapen nëse çmimet e karbonit vazhdojnë të rriten, ndërsa investimet në infrastrukturën e gjelbër zgjerohen.
“Ne besojmë se klima është një rrezik kryesor për stabilitetin ekonomik dhe financiar dhe ne i shohim aktivitetet klimatike si mundësi për ta ringjallur rritjen, veçanërisht pas pandemisë, dhe për krijimin e vendeve të gjelbëra të punës.
Ajo shtoi se FMN-ja ka ndërmarrë masa në katër fusha për ta përshpejtuar tranzicionin në një ekonomi të re me pak karbon dhe rezistente ndaj klimës.
Sipas saj, Fondi këtë vit do të formojë “Panel të ri për ndryshimet klimatike” me qëllim që ta ndjekë ndikimin ekonomik në rreziqet klimatike dhe të marrë masa për zbutjen e tyre, që është hap kryesor për ta siguruar kthesën e nevojshme.
“Adaptimi klimatik është përparësi kryesore. Kjo është arsyeja pse është në qendër të aktiviteteve që ne i realizojmë këtë vit, si dhe në vitet që vijnë”, tha Georgieva.
Georgieva tha se Fondi është në fazën e miratimit të kritereve të përmirësuara për testet e stresit dhe standardizimin e rreziqeve klimatike për stabilitetin financiar dhe se do ta zgjerojë programin për edukim dhe mbështetjes që t’i ndihmojë bankat qendrore dhe ministritë e financave t’i marrin parasysh faktorët klimatik në parashikimet e tyre makroekonomike.