FMN: Borxhi publik botëror më i madh nga ai i LIIB, qeveritë të jenë të kujdesshme

19

Borxhi publik botëror do të rritet këtë vit në nivelin më të lartë historik duke arritur në 101,5% të PBB botërore, më shumë se në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, nënvizojnë zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Sidoqoftë, Gita Gopinath dhe Vitor Gaspar, përkatësisht kryekonomiste dhe drejtor i departamentit të financave publike, besojnë se qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që të mos reduktojnë shumë shpejt shpenzimet në favor të ekonomive të tyre me rrezikun për të penguar rimëkëmbjen.

“Ndërkohë që trajektorja e borxhit publik mund të vazhdojë të devijojë në një skenar të pafavorshëm, një shtrëngim buxhetor i parakohshëm paraqet një rrezik edhe më të madh të dështimit të rimëkëmbjes, me kosto më të larta buxhetore në të ardhmen”, shkruajnë ata.

Ata nënvizojnë se ekuacioni është i vështirë sepse bëhet fjalë për qeveritë të simulojnë për një kohë të gjatë ekonomitë e tyre të goditura nga kriza shëndetësore pa lejuar që borxhi i tyre të bëhet i paqëndrueshëm.

Comments are closed.