Fluturimi i parë më 28 nëntor, ja çmimet e EasyJet drejt Shqipërisë

4

Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që puna apo lidhjet familjare i bëjnë të udhëtojnë shpesh drejt Zvicrës apo Milanos, sikundër edhe për të gjithë ata vizitorë që dëshirojnë të vijnë në Shqipëri.

Kompania ajrore me kosto të ulët “EasyJet” do të nisë fluturimet direkte nga aeroporti i Gjenevës drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”dhe anasjelltas duke nisur nga 28 nëntori, një ditë e veçantë për shqiptarët, pasi është festa e Pavarësisë.

Nga orari i fluturimeve, duket se kompania me kosto të ulët, “EasyJet” ka menduar të ketë tre fluturime në javë, e martë, e shtunë dhe e diel, dhe rezervimet janë të hapura nga 5 nëntori 2019 deri më 28 mars 2020, transmeton ATSH.

Ashtu si tregohet nga oraret e fluturimit të kësaj kompanie fluturimi i parë është parashikuar për më 28 nëntor, dhe rezervimet nisin nga 52,95 franga zvicerane apo 17,09 euro për të rritur dhe fëmijë, përcjell albinfo.ch.

Kompania me kosto të ulët, “EasyJet” do të nisë fluturimet edhe nga aeroporti i Malpensës (Milano) drejt kryeqytetit shqiptar, Tiranës, më 28 nëntor.

Fluturimet do të operohen dy herë në javë, të enjteve dhe të dielave dhe biletat janë tashmë për shitje.

Të dhënat e vitit të shkuar nga aeroporti i Gjenevës tregojnë se kompania “EasyJet” me kosto të ulët ka numrin më të lartë të pasagjerëve.

Kompania është në krye të me 45,0% të pasagjerëve në aeroportin e Gjenevës.

“Easyjet” tashmë ka projektuar destinacionin e ri dimëror sezonal drejt Tiranës. Nisja e fluturimeve për në Tiranë është një sinjal i mirë për hapjen e tregut edhe me Shqipërinë, për shkak të rritjes së kërkesës për udhëtime për dhe nga Tirana.

Comments are closed.