Hjuston, 26 janar – Kompania private “Aksiom Spejs” sot zbuloi se do të kryejë fluturim të parë komercial në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (SHN), por kjo do të ndodhë më shpejt në janar të vitit 2022.
“Aksiom Spejs” do të lëshojë mision i cili do të jetë fluturimi i parë deri tani në stacion, i cili ndodhet 408 kilometra nga Toka, shkruan “Independet”.
Misioni tashmë e ka marrë emrin Ax-1 dhe do ta udhëheqë Majkëll Lopez-Alehria, i cili ka qenë astronaut i NASA-s, sepse deri më tani katër herë ka fluturuar në hapësirë, ndërsa tani është nënkryetar i “Aksiom Spejs”.
Tre anëtarët e tjerë të ekipit janë investuesit privatë – amerikani Leri Konor, kanadezi Mark Pati dhe izraeliti Ejtan Stibe.