Flutura i ndaloi në fustan, ceremonia e martesës që i përloti të gjithë

109

Amanda në Britaninë e Madhe, po martohej për të dytën herë në jetën e saj me Chip, por në zemrën e saj gjithsesi kishte zbrazëti, pasi kishte humbur vajzën e saj nga sëmundja e kancerit.

Dy vite më parë, vajza e saj Azalee, vetëm gjashtë vjeçe, nuk ia doli dot që të fitojë në betejën kundër kancerit.

Vajza gjashtë vjeçare nuk kishte mundur ta takonte dot Chip, edhe pse nëna e saj Amanda, do të donte të ishte në në një farë mënyre prezent atë ditë.

Gjatë ceremonisë së martesës ndodh diçka e papritur.

Çifti kishte përgatitur një numër fluturash që t’i lëshonin në fluturim në përkujtim të vogëlushes Azalee.

Momenti më emocionues ndodh kur njëra nga fluturat ndalon dhe pushon mbi fustanin e bardhë, në krahun e majtë të nënës që po martohej.

Kaq ka mjaftuar që ajo të shpërthejë në lotë.