Flutra Lokaj është mbesa e Sulejman Vokshit nga Vokshi i Deçanit e cila është e njohur dhe për publikun në Maqedoni. Ka marrë pjesë në festivalin për fëmijë e të rinjë”Dita jonë” në Kërçovë dhe në shumë emisione në televizionin e Maqedonisë, transmeton Koha.mk
Flutra ka realizuar këngët “Ditëlindja” që mori çmim të dytë në Gjakovë,”Prindër perfekt” dhe mori çmim të publikut në Kosovë dhe këngën “Si Majlinda” që është identitet i saj.
Kjo këngë i solli vend të parë dhe shumë sukses sepse vet mesazhi i kësaj kënge ipte kurajo për të rinjtë dhe motiv që mund të arrihet të jesh kampion bote dhe në një shtet të vogël të posadalur nga lufta.
Kënga “Si Majlinda” sjell figuren e Majlinda Kelmendit me shumë finesë dhe ka arritur të depërtojë tek të rinjët posaqërisht në Dukagjin. Tashmë kjo këngë me tekst dhe muzikë nga Shkodran Tolaj do marrë përmasa më të mëdha sepse sapo është plasuar nga “Arikiva shqip” si videoklip me xhirime të bëra jë stadiumin “Fadil Vokrri” dhe disa vende të Kosovës.
Flutra Lokaj tashmë është pjesë e shkollës “Ardhmëria”, fituese e festivalit më të madh për fëmijë e të rinjë që mbahet në Deçan “Ardhmëria” pjesë e shkollës së muzikës nën udhëheqje të profesorëve Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj dhe vajzë shumë ambicioze e cila jo vetëm që është trashëgimtare dinjitoze e Sulejman Vokshit por dhe padyshim pjesë e suksesshme e skenës shqiptare në të ardhmen. (koha.mk)