Shkup, 26 dhjetor – Brenda javës, mbi 20 mijë qytetarë në gjithë territorin e Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nga mjekët amë se kanë probleme me frymëmarrjen, kollitjen dhe kokë dhimbje. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Institutit për Shëndet Publik. Sipas këtij Instituti, bëhet fjalë për llojin e virusit А H3N3 që është grip sezonal. “Javën që lamë pas, në Institutin e Shëndetit Publik janë regjistruar 273 pacientë të sëmurë nga gripi që krahasuar me një javë më parë është rritur numri për 2.2 për qind. Numër më të madh të pacientëve të paraqitur brenda një ditë, ka pasur në Kumanovë, edhe atë 103 pacientë. Më të prekur nga ky lloj virusi janë fëmijët prej moshë 5 deri më 14 vjet, si dhe pacientët e moshës mbi 64 vjeçe”, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik. Mjekja e përgjithshme, Sevime Saliu, thotë se tre javët e fundit në vazhdimësi po rritet numri i pacientëve më simptoma të rënda të gripit. “Javën e fundit punojmë në dy turne, para dite dhe pasdite, për shkak se ka një fluks të madh të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Brenda dite kontrollojmë deri më 50 pacientë, të cilët ankohen se kanë kokë-dhimbje, bark-qitje, kollitje, temperaturë si dhe vjellje. Sidomos javën e fundit është rritur numri i qytetareve të cilët i kanë këto simptoma”, thotë mjekja Saliu… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.