Hagë, 30 janar – Gjykatësi Zhan Klod Antoneti përgatit vendim për të liruar ose dënim më të lehtë nga shkalla e parë për Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin, ka deklaruar ish gjykatësi i Tribunalit të Hagës, Kristof Fluge, pwrcjellw gazeta KOHA.
Gazeta kroate “Sllobodna Dallmacia”, shkruan se Fluge para një periudhë, në mënyrë demonstrative ka dhënë dorëheqje nga detyra e gjykatësit, duke theksuar se nuk e ka bërë atë vetëm nga arsye private.
Fluge në intervistën për gazetën gjermane “Cajt” ka lejuar të kujtojë arsyet për zhgënjimin e tij të madh me disa procedura të atij institucioni.
Fluge thekson se është i shqetësuar nga fakti se krahas vendimit të paradokohshëm të sekretarit të përgjithshme të KB-së, i cili ndaj një gjykatësi me përvojë turk nuk ia vazhdoi mandatin vetëm pse Qeveria e Erdoganit e konsideron si simpatizues të Lëvizjes opozitare të Fetullah Gylenit, tani ekziston mundësia që Karaxhiq dhe Mlladiq në shkallë të dytë të lirohen.
I pyetur nëse është e mundur që “Karaxhiq dhe Mlladiq të shpëtojnë”, Fluge është përgjigjur se asgjë nuk është e pamundur, pasi edhe në gjyq punojnë njerëz të cilët bëjnë gabime.
Me vendimin e shkallës së parë, Karaxhiq para tre vitesh në Hagë është dënuar me 40 vite burg, ndërsa Mlladiqit në vitin 2017 i është shqiptuar dënim me burg të përjetshëm.
Drojën e Fluges e ka komentuar edhe avokati kroat Anto Nobilo i cili ka përvojë me gjyqin e Hagës, duke vlerësuar se çdo zhvillim në Tribunal e vlerëson si të mundur, por që vendimi për shfajësim për Karaxhiqin dhe Mlladiqin i duket i pabesueshëm”, shkruan “Sllobodna Dallmacija”.(koha.mk)