Debutimi i djeshëm në “E diela shqiptare”, e artistit dhe kantautorit të dashur për publikun shqiptar Flor Mumajesi, nuk kaloi pa u vënë re. Përkundrazi!
Përveç këngës “Plas” me të cilën ai do të ngjitet në skenën e këtij edicioni të “Kënga Magjike”, këngëtari i njohur zgjodhi që përpara interpretimit të flasë njëherë e mirë dhe të sqarojë gjithçka ka lidhje me të e çfarë po përflitet në media kohët e fundit..
Ndërkohë, një tjetër lajm që ka qarkulluar së fundmi, i ka merakosur jo pak fansat e tij të shumtë. Një problem i mundshëm me mëlçinë, u tha se ishte shkaku i shkëputjes së tij për pak kohë nga muzika.
Por, Flori na sqaroi të gjithëve dje duke thënë: “Jam shëndosh e mirë! Nuk vuaj nga asgjë”!