Rafal Nadal ka një jetë të tërë që mbështet Real Madrid, dhe është bërë një pjesëtar nderi nëpërmjet presidentit Florentino Perez në marsin e 2011. Dhe siç raportohet nga El Confidencial, Florentino Perez e admiron jashtë mase Nadal, dhe ai e ka përshkruar si një nga ambasadorët më të mirë të Real Madrid në botë. Në të ardhmen, Rafa mund të bëhet presidenti i Real Madrid, thotë Perez: “Nadal do të ishte një kandidat i përsosur për presidencën e Real Madrid,” shprehet 72-vjeçari Perez i cili ka 15 vite në krye të klubit. Nadal është një nga tenistët më të mirë të historisë. Ai ka një pasuri mbi 200 mln euro. Në mënyrë që të kandidosh për postin e presidentit duhet të jesh një pjesëtar i klubit për 20 vite. Pra Nadal mund të bëhet president duke filluar nga 2031, dhe do të ishte 45 vjeç. “Do të kisha shumë dëshirë të isha presidenti i Real Madrid,” pranon Nadal.