Me futboll merret prej një kohe të gjatë po njëkohësisht djali shkupjan është i angazhuar edhe në modelizëm. Jeton në Gjermani, ndërsa eksperiencën e tij vjen për të rrëfyer edhe për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Cila është ëndrra jote?
Ëndrra ime ka qenë gjithmonë mburrja e familjes me mua dhe buzëqeshja e atyre.
KOHA: Ju jeni lindur në Maqedoni, ndërsa jetoni në Gjermani. Çfarë ju shtyri të merreni me futboll dhe me modelizëm?
Në Mynhen të Gjermanisë kam ardhur në fund të vitit 2011, jam me prejardhje nga Shkupi.
KOHA: A je marrë edhe me herët me modelim? Cila është eksperienca jote në këtë fushë?
Me modelizëm ka qenë fat dhe rastësisë, vendi ku punoja si barmen nga aty filluan kontaktet për me marrë shancën ku edhe fillova në prova e dola si djali më fotogjenik. Më herët jam marrë dhe me fotosesione në Maqedoni por nuk e kam ditur që do kem sukses dhe në Gjermani.
KOHA: Na thoni suksesin që keni arritur në futboll?
Me futboll kam qenë shumë aktiv derisa pata lëndime në këmbën e majtë e për atë këtë vit kam pas më shumë kohë për modelizëm.
KOHA: A ke pasur oferta për ndonjë spektakël bukurie me renome botërore?
Ka oferta më shumë se sa i prisja por nuk është ajo që e kam pranuar sepse bota ime është në planet e mia dhe vetëm fotosesione dhe lifestyle. Deri tash kam pozuar për Dsquared, Diesel, Mytrends dhe CalvinKlein.
KOHA: Gjermania apo trojet shqiptare kanë femrat më të bukura?
Femrat shqiptarë janë numër një.
KOHA: Ke pasur oferta të ndryshme si një mashkull i pashëm që je?
Oferta kam nga më të ndryshmet, por unë tash një vit e gjysëm merrem vetëm me fotosesione dhe aty do mbetem.
KOHA: Të kanë ofruar ndonjëherë pozim nudo?
Nudo më kanë kërkuar, por nuk është kjo rruga ime për atë dhe nuk kam bërë asnjë gjë në këtë drejtim.
KOHA: Çfarë duhet të këtë një femër për të qenë personi i zemrës për ju?
Më natyrale dhe zemër gjerë si djali i zemrës.
KOHA: Planet për të ardhmen tuaj dhe ku do të jetoni?
Planet janë shumë, por shpresoj që të dalin në dritë e uroj që të realizohen të gjitha.