Me pak fjalë, të flasësh me veten është mirë, pasi ndihmon për të arritur vetëkontrollin, si dhe të reflektoni mbi vendimet më të mira që do të merrni. Duke folur me veten ndihmoni edhe emocionet. Nuk është çudi, që ushtrimet dhe teknikat e psikoterapisë përfshijnë shërimin përmes një interviste me veten, me zë të lartë.
– Kur bisedat me zë të të lartë “solo” nuk janë mirë
Ndodh që bisedat me veten me zë të lartë të tregojnë se po jetoni një situatë shumë streuese, ose keni provokime ankthi, që mund të shkaktojnë çrregullime të brendshme, ndaj duke biseduar me veten kërkoni siguri të vazhdueshme përmes dialogut të përsëritur dhe të shpeshtë me veten. Nëse ankthi dhe stresi është në nivel të lartë, këto qëndrime mund të bëhen më të shpeshta; në rastet më të rënda mund të jenë “spiun” i çrregullimeve të personalitetit , të tilla si skizofrenia.
– Si të silleni? Duhet të jeni të shqetësuar?
Zgjidhja më logjike, në këto raste, është që të konsultoheni me një psikoterapist. Disa seanca për të luftuar stresin, ankthin dhe frikën mund të parandalojnë pasojat e mundshme negative.