Nëse mendoni se koha kur një robot do të na zëvendësojë edhe në punët njerëzore më të rëndomta është e largët, mendojeni edhe njëherë! Në një restorant në Pasadena të Los Anxhelesit Flippy është pjesëtari më i ri i personelit dhe detyra e tij është e thjeshtë. Roboti është i vendosur në kuzhinë i ngarkuar që të kthejë qoftet, mishin e patatet që skuqen, për të mos i lënë të digjen, transmeton tch.
Duket qenë se Flippy nuk e ka shqisën e nuhatjes, për të dalluar një qofte të bërë nga një të pabërë, hyn në punë sistemi i avancuar i skanimit, me të cilin është i pajisur ky robot. Kompania mëmë e Flippyt thotë se ky është prototipi i parë i një objektivi më ambicioz; ndërtimit të një rrjeti të gjerë robotësh në gjendje që të punojnë dhe shërbejnë në pikat e ushqimit të shpejtë (Fast Food).